Arifi: Kur ta kemi njohjen nga Serbia dhe BE, Asociacioni nuk paraqet problem

Aktuale

Arifi: Kur ta kemi njohjen nga Serbia dhe BE, Asociacioni nuk paraqet problem

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:22
Dritëro Arifi

Politologu, Dritëro Arifi thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk do të mund të paraqiste problem nëse sigurohet njohja nga Serbia dhe vendet mosnjohëse të BE-së.

Ai thotë se Asociacioni nuk ka me pas vlerë nëse arrihet njohja reciproke. Por sipas tij edhe nëse OJQ bëhet dhe nuk ka njohje kjo do të jetë problem.

“Kur ta kemi njohjen nga Serbia ose BE dhe s’kemi kësi probleme të çmendura, atëherë Asociacioni s’ka me pas vlerë. Por edhe OJQ bëje Asociacioni ka me pas vlerë politike nëse nuk kemi njohje.

Për këtë Kurti heziton dhe e kuptoj. Sepse nuk o probleme a i jep apo si jep kompetenca, sepse ata më shumë kanë kompetenca me Kushtetutë por problemi është politik, që i bije pa njohje kemi me pas probleme në çfarë do forme që e ja jep”, ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat