Haradinaj: Asociacioni është dhimbje e madhe, por s’po kem kah me ja mbajt

Aktuale

Haradinaj: Asociacioni është dhimbje e madhe, por s’po kem kah me ja mbajt

Më: 19 maj 2023 Në ora: 07:04
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova nuk guxon t’i prishë marrëdhëniet me aleatët e saj për shkak të Asociacionit.

Haradinaj në RTV21 tha se “për ne Asociacioni është dhimbje e madhe”.“Kosova në momentin që delë nga orbita e aleatëve të vet, e Amerikës së pari dhe evropianëve ju e dini çfarë rrugë merrë.

Ne nuk guxojmë sot me rreziku në asnjë mënyrë përkatësinë tonë me kë jemi. Asociacioni me pasë mujtë në atë kohë mos me ndodhë ish kanë ma mirë”, u shpreh ai duke theksuar se anëtarësimi në NATO na mbulon të gjitha humbjet e tjera në proces.

Haradinaj, s ka thënë se pozita e Kosovës në raport me dialogun është përkeqësuar pas fillimit të udhëheqjes nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat