Pacolli ironizon me vjedhjen në Gjakovë: “E kajsha mulla Osmanin për nja 2-300€! Jooo babooo, kqyre baben Sheh”

Aktuale

Pacolli ironizon me vjedhjen në Gjakovë: “E kajsha mulla Osmanin për nja 2-300€! Jooo babooo, kqyre baben Sheh”

Më: 23 maj 2023 Në ora: 06:48
Selim Pacolli

Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka reaguar pasi në Teqenë e Madhe në Gjakovë dyshohet se të hënën janë vjedhur 200 mijë euro.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Po ashtu, rastin në Polici e ka raportuar shehu i teqesë.

Prandaj, Pacolli duke ironizuar tha se “baba Sheh nuk e ka idenë se i ka kanë ardhur këto 200 mijë euro të thata”.

“E kajsha mulla Osmanin per nja 2-300€! Jooo babooo, kqyre baben Sheh, as vet se ka idenë se kah i kan ardhë këto 200.000 t’thata”, shkroi ai në Facebook.

“Pse me i que n’bankë tu kanë ner jastak, si keptë e Nastradinit! Nashta naj ilahi para policisë ia kujton kush u kanë aj dorëshlir e shpirtëbardhë që e ka nerue aq fort babën sheh para hashureve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat