“Fusha e futbollit u mbush me trupa të vrarë” – Zeneli: Mbi ne hodhën mbi 20 bomba, mitroloz e anti-tank

Aktuale

“Fusha e futbollit u mbush me trupa të vrarë” – Zeneli: Mbi ne hodhën mbi 20 bomba, mitroloz e anti-tank

Më: 23 maj 2023 Në ora: 09:27
Hasan Zeneli

Ish-i bugosuri dhe njëhershësh i mbijetuari i Masakrës së Dubravës Hasan Zeneli ka rrëfyer momentin kur forcat serbe të armatosura nisën likuidimin e shqiptarëve të burgosur.

Nën emocione e dridhje zëri, Zeneli tregoi se mëngjesin e hershëm kur filloi lindja e diellit mbi trupat e të burgosurve ishin hedhur mbi 20 bomba dore, është shtënë me të gjitha armët duke nisur nga mitrolozi e deri tek armët e rënda, anti-tank.

“Rreth orës 05:30 kishite filluar lindja e diellit, mbi trupat tona që ishin rreshtë rreth për katër, janë hedhur mbi 2 bomba dore, është shtënë me të gjitha armët e të gjitha kalibrave që nga mitrolozi e deri te armët e rënda të krahur sic janë tromblonet anti-tank, aty ne e kemi pa tmerrin me sytë e tanë.”, tregoi Zeneli.

Ai tha se në burgun e Dubravës aso kohe ishin më shumë se 900 të burgosur shqiptarë, në mesin e tyre qytetarë të dyshuar si ushtarë të UÇK-së që ishin sjell për t’i likuiduar.

“Aty kemi qenë më tepër se 900 të burgosur shqiptarë. Dhe duhet llogaritur se nga të gjitha burgjet e zonat ku janë marrë civilë të dyshuar si ushtarë të UCK-së, janë sjell në Dubravë për likuidimin e masakrimin e tyre.”, tha tutje Zeneli.

Ai u ka bërë thirrje ish-të burgosurve tjerë që të mos flasin me shifra “paushalle” për numrin e viktimave që mbetën të vrarë nga ajo masakër.

“U kisha bërë thirrje të gjithë shokëve tanë, të gjithë të mbijetuarit që të mos japin shifra paushalle mbi njereëzit që janë vrarë aty. Ne aty s’kemi pasë kohë për t’i numëruar sesa mbetën të vrarë e sa të plagosur. Duke u bazuar në fushën e futbollit, sesa metra katror ka, aty kanë mbetë pjesa dërmuese e të burgosurve të vrarë, s’ke pas ku me qitë këmbën në atë fushë, sepse ka qenë e mbushur me të vrarë e të plagosur. Aty ka mbetur diku 200 të vrarë. Por, kisha dashtë mos të kalkulojmë me numra.”, u shpreh tutje i mbijetuari i Masakrës së Dubravës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat