Ministri Sveçla takohet me ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Aktuale

Ministri Sveçla takohet me ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:04
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim mikpritës ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunç Angili.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi Ambasadorin Angili për prioritet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë këtij takimi ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin edhe për reformat në të cilat është duke kaluar Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministri Sveçla vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Turqia në fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve tona të sigurisë, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës.

Ambasadori Angili e falënderoi ministrin Sveçla për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes Republikës Turqisë dhe Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat