Krasniqi: Janë me mijëra gra që nuk flasin për dhunën e ushtruar ndaj tyre

Aktuale

Krasniqi: Janë me mijëra gra që nuk flasin për dhunën e ushtruar ndaj tyre

Më: 23 maj 2023 Në ora: 19:26
Profesori universitar, Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, është shprehur i shqetësuar me dhunën e ushtruar ndaj grave në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ajo ka shkruar se numri i grave që nuk flasin për dhunën ndaj tyre është shumë i madh.

Sipas tij, ato nuk flasin sepse janë të shtypura brutalisht burrat e tyre primitivë.

“I lexova shumë reagime e komente naive e disa edhe destruktive, ndaj postimit të Arta Avdiut, mbi dhunën ndaj grave. Kaq shumë të padijshëm në një vend kaq të vogël, paraqesin rrezik jo vetëm për komunikimin normal, po edhe për sigurinë. O njerëz, problemi është i qartë: dhuna që po shpërfaqet ndaj grave është vetëm maja e ajsbergut e trajtimit brutal të gruas në familje e në shoqëri. Jam i bindur se janë me qindra mijëra gra në këtë shoqëri, të cilat nuk flasin, nuk reagojnë kurrë publikisht, edhe pse janë të shtypura brutalisht nga mujsharia e burrave primitivë, që sillen sikur kanë dalë nga nenet e Kanunit të Lekë Dukagjinit”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat