Avdia: Asociacioni mund të jetë gati në fund të vitit, modeli kroat s’na përshtatet shumë

Aktuale

Avdia: Asociacioni mund të jetë gati në fund të vitit, modeli kroat s’na përshtatet shumë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 00:20
Tomor Avdia

Ish-diplomati, Tomor Avdia ka thënë se duke marrë parasysh rrethanat, Asociacioni mund të jetë gati në fund të vitit.

Këtë e tha duke komentuar deklaratat e zyrtarëve amerikanë se marrëveshja me Serbinë duhet të përfundojë brenda vitit.

“Duke i marrë parasysh rrethanat politike unë e shoh se Asociacioni mund të jetë gati në fund të këtij viti. Por, ne duhet që t’i bëjmë detyrat si Qeveri. Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj shkeljeve që janë gjetur nga Gjykata Kushtetuese si dhe të merret parasysh qëndrimi amerikan dhe debati që ishte në senat, ku është debatuar thellë për këtë çështje”, tha ai.

Për modelin kroat të Asociacionit ai tha se Kosovës nuk i përshtatet.

“Është përmendur edhe modeli kroat, por ky nuk është opsion që na përshtatet shumë, pasi Kroacia e ka zgjidhur vetë konfliktin me Serbinë dhe e ka fituar luftën”, ka deklaruar ai.

Ky model është propozuar nga kryeministri Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat