Kryetari i Zubin Potokut: Jam i hapur për bashkëpunim, kabinetin do ta kompletojmë në qershor

Aktuale

Kryetari i Zubin Potokut: Jam i hapur për bashkëpunim, kabinetin do ta kompletojmë në qershor

Më: 25 maj 2023 Në ora: 17:43
Izmir Zeqiri

Kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, teksa ka diskutuar për funksionimin e komunës dhe objektivat e tij të ardhshëm, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ka paralajmëruar se kabinetin komunal do ta kompletojë në muajin qershor.

Po ashtu, ai ka thënë se ende nuk janë kompletuar emërimet e drejtorëve, por beson se deri më datën 10 të muajit qershor kabineti do të jetë i plotë.

“Në vazhdim, unë jam i hapur për të biseduar edhe me akterët serbë që dëshirojnë të punojnë dhe të japin kontributin e tyre”, ka deklaruar Zeqiri.

Në lidhje me afatet, Zeqiri nuk dha një datë të caktuar, por ka thënë se pritet që së shpejti kryetari i komunës të qëndrojë në zyrën e tij në Komunën e Zubin Potokut.

Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë problem për funksionimin e komunës dhe se së shpejti ata do të jenë në zyrat komunale.

Ai gjithashtu ka theksuar se të gjitha zyrat do të posedohen dhe se të gjitha dikasteret do të drejtohen në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

“Në kabinetin tonë do të ketë hapësirë të bollshme për të komunikuar me shumicën serbe. Jemi shumë të interesuar që në shumicën e dikastereve të kemi ndonjë kuadër nga shumica serbe. Nëse kjo nuk mund të realizohet, ne kemi kuadër të bollshëm për të drejtuar të gjitha dikasteret në përputhje me infrastrukturën ligjore të Kosovës”, është shprehur Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat