Situatë alarmante në veri, vjen reagimi: Kurti, Osmani, Memli, Lumiri, Ramushi duhet të ishin në veri, jo në Prishtinë!

Aktuale

Situatë alarmante në veri, vjen reagimi: Kurti, Osmani, Memli, Lumiri, Ramushi duhet të ishin në veri, jo në Prishtinë!

Nga: A.M. Më: 26 maj 2023 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të vendit.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se ishte Vuçiq ai që dha urdhër për rënien e sirenave të alarmit.

Bytyçi kritikoi për mos reagim të Tiranës, derisa tha se krerët politikë të Kosovës në vend se të ishin në veri, ata janë ulur pranë ekranit dhe i ndjekin ngjarjet nga televizori.

“Ndërkaq Kurti, Osmani, Memli, Lumiri, Ramushi shëtisin në Prishtiëe. Ose janë ulur para ekranit të televizorit dhe ndjekin ngjarjet. Në vend që të ishin në veri.

Kurse Tirana zyrtare hesht, sepse është në solidaritet me dhunën e serbëve kundër shtetit e integritetit territorial të Kosovës. Nëse opozita në Shqipëri do të digjte në pemë afër kryeministrisë, strukturat e propagandës shtetërore në Shqipëri do ta kishin përhap lajmin me shpejtësi në të gjitha botën. Madje do kishin paguar gazetat më të mëdha në Europë dhe SHBA që t'i dënonin të tilla protesta të dhunshme”, shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në veri të Kosovës aty nga ora 12.00 kanë rënë sirenat e alarmit. Ato sirena i komandon Vuçiq dhe bandat kriminale të veriut, me të cilat është i lidhur drejtëerdrejt presidenti i Serbisë.

Pas sirenave dhjetra ose ndoshta qindra serbe janë grumbulluar te selitë e komunave për të mos lejuar të zgjedhurit të hyjnë në zyrat e shtetit. Nuk i kanë blinduar këto zyra, siç bëri Lulzim Basha me selinë e Partisë Demokratike në Tiranë. Por morën armë, molotov, gurë dhe mjete të forta për të luftuar kundër shtetit të Kosovës.

Ndërkaq Kurti, Osmani, Memli, Lumiri, Ramushi shëtisin në Prishtiëe. Ose janë ulur para ekranit të televizorit dhe ndjekin ngjarjet. Në vend që të ishin në veri.

Kurse Tirana zyrtare hesht, sepse është në solidaritet me dhunën e serbëve kundër shtetit e integritetit territorial të Kosovës. Nëse opozita në Shqipëri do të digjte në pemë afër kryeministrisë, strukturat e propagandës shtetërore në Shqipëri do ta kishin përhap lajmin me shpejtësi në të gjitha botën. Madje do kishin paguar gazetat më të mëdha në Europë dhe SHBA që t'i dënonin të tilla protesta të dhunshme.

Ndryshe ndodh kur serbët ushtrojnë dhunë. Askush në Tiranë nuk flet. Të gjithë shtetarët heshtin. Sepse janë në anën e dhunës së serbëve kundër shtetit dhe integritetit të Kosovës. Pra në anën e Serbisë!

Zot na ruaj nga njerëzit tanë, se nga armiqtë ruhemi vetë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat