Krasniqi për tensionet në veri: S’e kuptoj pse Qeveria Kurti futet në skenarin e Vuçiqit

Aktuale

Krasniqi për tensionet në veri: S’e kuptoj pse Qeveria Kurti futet në skenarin e Vuçiqit

Më: 26 maj 2023 Në ora: 18:33
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të Kosovës.

Sipas tij, presidentit serb, Aleksandat Vuçiq, sot i duhen më shumë se kurrë incidente në veri, “për ta ushqyer me histeri antishqiptare popullin serb në mitingun e tij të sontëm”.

Duke komentuar tensionet atje, Krasniqi foli edhe për Qeverinë Kurti.

“Nuk arrij ta kuptoj pse qeveria jonë me disa veprime po futet në skenarin e Vuçiqit! Nëse incidentet i konvenojnë Vuçiqit, atëherë e sigurt është se ato janë në dëm të Kosovës, sepse Vuçiqi është armik i Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat