Grenell: Kurti nuk duhet të shpërblehet pasi nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura

Aktuale

Grenell: Kurti nuk duhet të shpërblehet pasi nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura

Më: 27 maj 2023 Në ora: 10:43
Richard Grenell

Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialog, Richard Grenell ka thënë se në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet e arritura, me fokus formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një intervistë për mediat serbe, Grenell ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk duhet të shpërblehet, sepse refuzon t’i zbatojë ato marrëveshje.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është negociuar disa herë dhe shumë kohë më parë. Dhe ky duhet të jetë fokusi. Ne duhet të zbatojmë marrëveshjet e arritura më herët. Dhe fakti që Kurti i refuzon marrëveshjet e arritura sepse nuk i pëlqejnë nuk është mirë për popullin e Kosovës, nuk është mirë për shqiptarët, nuk është mirë për serbët”, tha Grenel.

Grenell, i pyetur nëse Prishtina mund të detyrohet të zbatojë obligimet nga marrëveshja, tha se nuk mendon se dikush mund të detyrohet të bëjë diçka.

“Nëse ata nuk kanë vullnet politik për ta bërë atë, atëherë thjesht nuk do të bëhet. Dhe kjo është një gjendje e trishtuar dhe nuk është e dobishme për popullin e Kosovës”, tha Grenell.

I pyetur për të komentuar për faktin se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se përfaqësuesit amerikanë duhet ta rilexojnë Marrëveshjen e Brukselit, ku thuhet qartë se në çfarë mënyre duhet të formohet Asociacioni, dhe për deklaratën e Gabriel Escobarit se Prishtina duhet të japë versionin e vet të statutit, si dhe prezantimet e fundit në Senat dhe shkrimin në New York Times, Grenell tha se është e rëndësishme të mos rinegociohen marrëveshjet tashmë të arritura, por të zbatohen ato.

Ai vlerësoi se është e rrezikshme për evropianët ose siç tha ai, në këtë rast për amerikanët të flasin për nevojën e rishikimit ose rinegocimit të asaj që është rënë dakord më parë.

“Nuk besoj se duhet ta shpërblejmë Albin Kurtin sepse ai nuk dëshiron të zbatojë marrëveshjet e mëparshme”, theksoi Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat