Loshi kritikon opozitën/ As në ëndërr nuk guxojmë të jemi në vijë të njëjtë me Serbinë

Aktuale

Loshi kritikon opozitën/ As në ëndërr nuk guxojmë të jemi në vijë të njëjtë me Serbinë

Nga: A.SH Më: 27 maj 2023 Në ora: 20:27
Liri Loshi

Liri Loshi ka reaguar ndaj opozitës të cilët sipas tij janë në përputhje me insteresat e shtetit serb, dhe këtë e sheh si shqetësim të madh.

Ai sugjeron për ata që kanë të njjetin mendim me Serbinë, ose të ngurrojnë ta thonë atë që thotë edhe Serbia ose ta thonë të kundërtën e asaj që thotë shteti serb.

Postimi në Facebook:

A ka opozitë në Serbi, interesat politike të së cilës përputhën me interesat e shtetit të Kosovës?Jo, nuk ka. A ka opozitë në Kosovë, intereat politike të së cilës përputhën me ato të shtetit serb. Po ka. Pse? Nuk e di pse, por për mua kjo përputhje interesash me shtetin që lufton në vazhdimësi shtetin e Kosovës, është shqetësim i madh. Pse nuk mbushemi mend? Edhe çka tjetër duhet të përjetojmë nga Serbia për ta kuptuar se as rastësisht, madje as në ëndërr nuk guxojmë të jemi në vijë të njëjtë me të?! Nëse nuk je i sigurtë se si të vlerësosh në mënyrë autentike zhvillimet e caktuara politike, atëherë bëje njërën nga këto: ngurro ta thuash atë që thitl Serbia, apo thuaje të kundërtën e asaj që thotë ajo. 100% e ke të sugurtë se nuk ke gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat