Vuçeviq: Në veri të Kosovës situatë e qetë, pres një veprim më vendimtar nga KFOR-i

Aktuale

Vuçeviq: Në veri të Kosovës situatë e qetë, pres një veprim më vendimtar nga KFOR-i

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:37
Millosh Vuçeviq

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka thënë se situata në veri të Kosovës është e qetë.

Por sipas tij, “tensionet mund të shpërthejnë në çdo minutë”.

Vuçeviq ka theksuar se pret një veprim vendimtar nga KFOR-i siç tha “në mbrojtjen e serbëve në Kosovë”.

“Është e rëndësishme nëse serbët arrijnë të shprehin në mënyrë paqësore kundërshtimin e tyre ndaj asaj që po ndodh me ta, veçanërisht në katër komunat në veri, pa përshkallëzim të mëtejshëm”, tha Vuçeviq për TV Prva, shkruan Kosovonline.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat