Von Cramon ‘shpërthen’ ndaj policëve të Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi?

Aktuale

Von Cramon ‘shpërthen’ ndaj policëve të Kosovës në Zveçan: Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi?

Më: 28 maj 2023 Në ora: 18:17
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon e ka vizituar veriun dhe nga Zveçani tha se “kjo është e frikshme”, ndërsa dikush po i tregonte se çfarë ndodhi të premtën.

Në afërsi të objektit të komunës, Von Cramon tha se “është një situatë e vështirë”, ndërsa më pas bisedoi me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Ku është kërcënimi? Pse… Çfarë dreqin ju solli këtu?”, e pyeti ajo njërin prej policëve.

Njëri prej policëve, siç dëgjohet në një video të në Kosovë, Kossev i tha asaj se “ne kemi ardhë me e mbrojtë kryetarin kur të zgjedhet”, dhe shtoi se këtë e kanë për detyrë.

Von Cramon më pas tha se nuk është faji i policëve, sepse ata vetëm po i zbatojnë urdhërat, por shtoi se këto “pyetjet e mia duhet t’i bëj në Prishtinë”. “Nuk ju fajësoj, mos më keqkuptoni. Nuk ju takon juve të vendosni se ku do të punoni”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat