“Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit”/ Deputeti i VV-së i reagon ashpër Von Cramon-it

Aktuale

“Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit”/ Deputeti i VV-së i reagon ashpër Von Cramon-it

Nga: M.L. Më: 28 maj 2023 Në ora: 20:20
Dimal Basha

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar ashpër raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon, pas deklaratës së saj për Policinë e Kosovës.

“Ku është kërcënimi? Pse… Çfarë dreqin ju solli këtu?”, e pyeti Cramon një pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë vizitës në Zveqan.

Njëri prej policëve i tha asaj se “ne kemi ardhë me e mbrojtë kryetarin kur të zgjedhet”, dhe shtoi se këtë e kanë për detyrë.

E lidhur me këtë zhvillim deputeti Dimal Basha, ka pyetur se ku e gjen znj. Cramon guximin të sillet në vend të huaj si të ishte komandante supreme.

Më tej, ai shkroi se këto sjellje nuk kanë vend në Republikën e Albin Kurtit.

Postimi i plotë i Bashës:

S’po mundem me besu çka pashë! Në lajme qëndrore kish dal Viola von Cramon, një deputete e BE-së, duke ofenduar policët tanë në krye të detyres në veri! U sillke si me qenë far komandante supreme!

Nuk po muj me besu se ku e gjejnë guximin m’u sillë si kauboj në vend t’huj. Ky është një mentalitet imperialist dhe i turpshëm. Paramendone një deputet të BE-së duke ofendu policinë gjermane!

Për besë ne mundemi me qenë t’varfër, por s’ndjehemi aspak inferior dhe kemi policinë me shumë dinjitet. Këso sjellje s’kanë vend n’Republikën e Albin Kurtit, sepse nuk lejohet askush me ofendu policinë në kryerje të detyrave!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat