Abrashi i VV-së i drejtohet von Cramonit: Për vizitorët e huaj preferohet Prizreni, i kemi qebapat e mirë

Aktuale

Abrashi i VV-së i drejtohet von Cramonit: Për vizitorët e huaj preferohet Prizreni, i kemi qebapat e mirë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 20:51
Artan Abrashi

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon gjatë vizitë së saj sot në Zveçan dëgjohet duke ju thënë policëve "çfarë dreqin ju solli këtu" ndërsa diskutonte me ta që po ruanin objektin komunal.

Rreth kësaj ka reaguar deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i cili ka ftuar von Cramon të shkojë në Prizren.

Abrashi duke ju referuar Von Cramonit si vizitore e huaj e ka ftuar të shkon në Prizren, dhe i njëjti ka cekur se qebapat janë të mirë.

“Von Cramon, për vizitorët e huaj preferohet Prizreni. I kemi qebapat e mira.” – ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat