Xharra trondit me deklaratën: Serbia është komb artificial, këto janë dëshmitë se Beogradi është tokë e shenjtë shqiptare

Aktuale

Xharra trondit me deklaratën: Serbia është komb artificial, këto janë dëshmitë se Beogradi është tokë e shenjtë shqiptare

Më: 28 maj 2023 Në ora: 20:56
Fahri Xharra

Inxhinieri, kritiku dhe studiuesi i historisë, Fahri Xhara, në emisionin “Personale” ka thënë se Beogradi është tokë e shenjtë shqiptare dhe këtë sipas tij, e kanë thënë dashamirët e së vërtetës.

Gjithashtu, Xharra ka theksuar se përmendorja që gjendet në kështjellën e Kalemegdannit në Beograd, përfaqëson një shqiptar, duke shtuar se këto i ka shtjelluar në librin e tij, “Serbia, krijesë artificiale ruse”.

“Këtë e kanë thënë dashamirët e së vërtetës (Beogradi, tokë e shenjtë shqiptare)… Se deri vonë edhe serbët që mu kjo përmendore që është në Kalemegdan përfaqëson një shqiptar.. E ka plisin në kokë, shpatën dhe shqiponjën. Ky në fakt e pasqyron një ortodoks të jugut të Shqipërisë, i cili ka qenë mercenar i Perandorisë Osmane, ka ardhur me mbroje perandorinë rreth Beogradit”.

Ai ka treguar se serbët për të shtrembëruar të vërtetën ia kanë rrumbullakosur majën e plisit, por sipas Xharrës, kjo nuk ia humb identitetin shqiptar dhe vetëm sa e ka vërtetuar që është një shqiptar.

“Për ta vërtetuar që është shqiptar, serbët ia pjekin përmendoren dhe ia rrumbullakojnë majën e plisit që për t’ia humbur identitetin, por nuk munden, karshi botës nuk munden për ta zhdukur”, ka shtuar Xharra.

Po ashtu, ai ka thënë se serbët jetojnë në toka shqiptare dhe se ata jane komb i krijuar artificial.

“Banorët e sotëm janë serbë. Serbët si janë krijuar? Me propagandën që sllavët kanë ardhur herët këtu, atë e kanë marr edhe Tribalët që prijsi fetar i tyre ka qenë serb. Unë e kam në libër, Nemani ky ka qenë Tribal, gjysh e babgjysh janë prej Duklës, Dioklesë, ose dokleatët e parë të Teutës. Nemani ka qenë i ngarkuar nga papa që ta ruaj krishtërimin katolik për ballafaqim me bizantin kjo i bjen përmbi 100 vjet nga ndarja e kishave perëndimore dhe lindore. Historia nuk do përkrahje fetare, nuk do manipulim për shkak të interesit personal, regjional, shtetëror. Unë s’po flas për historitë shtetërore, por për historinë e cila fshihet e manipulohet e aq më keq edhe prej nesh”, ka thënë Xharra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat