Kusari-Lila thotë se deklarata e von Cramonit është ofenduese: Nëse BE-ja ka ndonjë ide tjetër, le të na tregojnë

Aktuale

Kusari-Lila thotë se deklarata e von Cramonit është ofenduese: Nëse BE-ja ka ndonjë ide tjetër, le të na tregojnë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 22:22
Mimoza Kusari – Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon për deklaratën e saj ndaj zyrtarëve policor në veri të vendit.

Kusari-Lila i ka thënë se deklarata e von Cramon ishte ofenduese dhe sipas saj Policët e Kosovës janë aty ku ka nevojë për ta dhe të vetmit që duhet të intimidohen nga prezenca e tyre janë shkelësit, abuzuesit apo penguesit e rendit dhe ligjit.

Ajo tutje ka ftuar Bashkimi Evropian se nëse ka ndonjë ide më të mirë për trajtimin e shkelësve të rendit të ligjit le të iu tregon.

Ndër të tjera shefja e GP-së të VV-së është shprehur se e dinë se rruga e integritetit dhe zhvillimit të vendit nuk bëhet pa miqtë.

Postimi i plotë:

Parlamentarja e BE-së, Viola von Cramon, sot në veri të vendit ka bërë deklaratë ofenduese dhe totalisht të pavend ndaj policit të Republikës, i cili me kolegët e tij ishte në detyrë, në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Policët e Kosovës janë aty ku ka nevojë për ta dhe të vetmit që duhet të intimidohen nga prezenca e tyre janë shkelësit, abuzuesit apo penguesit e rendit dhe ligjit.

Nëse ka Bashkimi Evropian ndonjë ide tjetër për trajtimin e shkelësve të rendit dhe ligjit, le të na tregojnë. Por, ajo çfarë dihet dhe aplikohet në vendet e tyre duket si në fotot e bashkangjitura.

Foto1 - 1,500 aktivistë mjedisor tërhiqen zvarrë dhe janë arrestuar pasi kanë bllokuar autostradën në Holandë.

Foto 2 & 3 - protestat dhe ndërhyrja policore në Francë ku protestuan prej 1 milion - 3.5 milion protestues brenda ditës për javë të tëra me radhë që nga fillim viti 2023.

Foto 4 & 5 - protestat e aktivistëve mjedisor në Gjermani në 2023 dhe tërheqja e protestuesve e arrestimi i tyre nga policia Gjermane për të liruar rrugët e bllokuara nga protestuesit.

Ne jemi të vetëdijshëm se rruga jonë e integrimit dhe zhvillimi i vendit nuk bëhet pa partnerët dhe miqtë tonë. Por, atë rrugë e bëjmë bashkë bazuar në vlerat dhe parimet e shtetit sovran dhe integritetit territorial sikur aplikohet në çdo vend demokratik.

Për dallim nga fotot më poshtë, Policia e Kosovës këto ditë në komunat në veri, nuk përdori dhunë. Ata shpërndanë protestuesit dhe siguruan hyrjet në objektet komunale për kryetarët e zgjedhur. Ata ishin aty për të siguruar mbarëvajtjen e një procesi legjitim dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës.

Çdo interpretim tjetër i prezencës policore paraqet standard të dyfishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat