Peci nuk shkoi sot në komunë: Nuk do të dal në zyrë derisa të stabilizohet situata

Aktuale

Peci nuk shkoi sot në komunë: Nuk do të dal në zyrë derisa të stabilizohet situata

Më: 30 maj 2023 Në ora: 17:49
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se nuk ka pasur propozim nga Ambasada Amerikane që të mos dalin në punë. Ai tha se ditën e sotme punën e tij e ka kryer nga zyra për komunitete në fshatin Lipë të Zveçanit.

Peci tha për KosovaPress, se do të rikthehet në zyrën e kryetarit pasi që gjendja të stabilizohet.

Peci: Nuk kemi pasur propozim të tillë nga ambasada amerikane

“Nuk kemi pasur kësi lloj propozimi nga ambasada amerikane. Prej ambasadës kemi pasur propozim vetëm mos me u shkaktua ndonjë ekses, jo mos me u lajmërua (në objektet e komunës). Sot kemi vazhduar në Zyrën e Komuniteteve në fshatin Lipë në Komunën e Zveçanit, por jo në zyrën e kryetarit në objekt të komunës”, deklaroi Peci.

Peci shtoi se nuk do të shkojë në Komunë derisa të stabilizohet gjendja.

Peci: Nëse stabilizohet gjendja do të shkojmë në objektin e komunës

“Ta shohim sipas gjendjes, nëse stabilizohet gjendja dhe është në rregull, atëherë vazhdojmë në objektin e komunës. Nëse për momentin vazhdon kjo gjendje, atëherë do të vazhdojmë derisa të stabilizohet gjendja... Për momentin janë kushtet me vazhdua edhe prej aty për shërbime të qytetarëve”, shtoi ai.

Ditën e djeshme, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, kanë takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Protestuesit serb po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat