Zhvillimet në veri, Basha: Nëse e lë zyrën, kryetari mund të punojë edhe nga shpajzi

Aktuale

Zhvillimet në veri, Basha: Nëse e lë zyrën, kryetari mund të punojë edhe nga shpajzi

Më: 31 maj 2023 Në ora: 18:43
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se kryetarët të cilët nuk janë duke punuar nga objektet e komunave në veri i bie se janë duke punuar nga “shpajzet”.

Në Info Magazine, ai ka theksuar se kryetarët duhet të punojnë nga objektet e komunave, sipas tij, nuk mund të bëhen struktura paralele në Kosovë.

“Besoj se dje edhe sot situata ka qenë shumë më e qetë, besoj se do të vazhdojë të jetë e qetë për shkak që bandat kriminale e kanë kuptuar se policia është për mbrojtjen e institucioneve dhe të sigurisë. Është zgjedhje e tyre, besoj se nuk mundesh të punosh prej ‘shpajzave’. Objekti i komunës është për kryetar të komunave”.

“Kur e lë komunën, i bjen me ndërtu struktura paralele, kemi pasur struktura paralele në kohën e para luftës kur ka pasur regjim gjenocidal në Kosovë. Në shtetin tonë, nuk mundemi të ndërtojmë struktura paralele, pasi nuk po iu pëlqen strukturave kriminale që kryetarët të punojnë nga komunat”.

“Kemi pasur kur ka qenë Sllobodan Millosheviqi, e kemi pasur një sistem paralel për shkak se na kanë vrarë, na kanë pre dhe është dashtë detyrimisht për ta ruajtur gjuhën dhe identitetin edhe shqiptarinë. Sot e kemi një shtet të Republikës së Kosovës, miqtë tanë e kanë njohur edhe proceset dhe rezultatet e zgjedhjeve”, ka thënë Basha.

Kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit që nga zhvillimet e 29 majt nuk kanë nga objektet e komunave, por nga zyret e komuniteteve në fshatra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat