Muja i përgjigjet Macronit

Aktuale

Muja i përgjigjet Macronit

Më: 31 maj 2023 Në ora: 22:15
Armend Muja

Deputeti i LVV-së, Armend Muja i është kundërpërgjigjur presidentit të Francës Emmanuel Macron, i cili kishte deklaruar se Kosova, nuk e ka respektuar marrëveshjen me Serbinë, dhe se është përgjegjëse për situatën në veri.

Muja tha se marrëveshjen nuk e ka respektuar Serbia dhe jo Kosova.

“Kërcënimet kanë ardhë nga Serbia. Vuçiq dhe Daçiq thonë se veriu është okupuar nga Kosova, duke implikuar që ata kanë nevojë të çlirojnë atë pjesë. Ata thanë që neni 2 nuk na pëlqen është vijë e kuqe, pjesa kryesore që lidhet me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare thanë s’po e respektojmë. Votimi kundër në KiE, edhe pse ishim pajtuar të mos ndërhyjnë”, ka thënë ai.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se autoritetet e Kosovës “mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm” në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe.

Ndryshe, presidenti Macron, ka bërë të ditur se të enjten, bashkë  me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat