Raci: Kosova nuk duhet të lejohet të jetë strehë për grupe e individë si Wagneri, Radojçiqi dhe Veselinoviqi

Aktuale

Raci: Kosova nuk duhet të lejohet të jetë strehë për grupe e individë si Wagneri, Radojçiqi dhe Veselinoviqi

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:28
Veriu i Kosovës

Analisti politik, Gazmir Raci, pas tensioneve në veri ka reaguar duke thënë se Kosova nuk do të bëhet strehë e grupeve e individëve si Wagner, Radojçiqi dhe Veselinoviqi.

Raci, tutje ka thënë se veriu i vendit duhet të lirohet nga grupe kriminale dhe kontrabandiste.

Postimi i plotë:

Lidershipi aktual në Kosovë, në këto ditë kritike të përballjes me "milicinë fashiste" në veri, duhet të gjejë forcën për të krijuar unitet dhe një plan të përbashkët për integrimin e pjesës veriore, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në. Ajo pjesë të vendit duhet të lirohet nga këto grupe kriminale dhe kontrabandiste. Kosova është e të gjithëve por nuk duhet të lejohet të jetë strehë për grupe e individë si Wagneri, Radojçiqi dhe Veselinoviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat