Kurti dhe Nagavci takohen me nxënës në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Aktuale

Kurti dhe Nagavci takohen me nxënës në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 13:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci janë takuar me nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Mediet janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të aktivitetetit.

Ndërsa pas takimit, pritet që Kurti të deklarohet për zhvillimet e fundit në vend.

Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat