Kurti për dy kryetarët e PDK-së: Besoj që vendi i punës duhet të jetë në Komunë, por ata vendosin vetë

Aktuale

Kurti për dy kryetarët e PDK-së: Besoj që vendi i punës duhet të jetë në Komunë, por ata vendosin vetë

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:07
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e e dy kryetarëve të komunave veriore nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët s’janë duke dalë në punë në objektet e Komunave.

Kurti tha se beson që kryetarët duhet të jenë në ndërtesa publike të Komunave, por për këtë vendosin vetë ata.

“Unë besoj që kryetarët e zgjedhur, ndonëse dalja ka qenë e ulët, janë kryetar legal që kanë legjitimitet, ndonëse jo të plotë, shkak i trysnisë së Serbisë. Tash ata kandidat që kanë garuar e fituar duhet ta bëjnë punën, dhe unë besoj që vendi i punës së kryetarit duhet të jetë në ndërtesën publike të komunës, sepse ndërtesa publike e Komunës është ndërtesa e republikës. Ka gjendje të jashtëzakonshme si ajo me pandemi, kur edhe ne s’kemi qenë në vende pune, por vendi i punës së kryetarit të jetë në atë ndërtesë dhe unë besoj që është mirë që të gjithë të jenë atje. Mirëpo është kryetari që i ka marrë votat e qytetarëve, natyrisht që është kryetar, dhe i marrin vendimet për të cilat gjykojnë kryetarët”. Ka thënë Kurti.

Ai tha se cili është kuptimi që kemi ndërtesa publike për zyrtarë të shtetit nëse nuk shfrytëzohen”.

“Kur kanë hyrë këta kryetarë në zyre, ato zyre kanë qenë të zbrazura. Përveç që braktisen zgjedhjet dhe ndërtesat, mbajnë përgjegjësi për gjendjen e krijuar, jo ne që duam të punojmë dhe marrim pjesë në zgjedhje. S’mund të kenë përgjegjësi ata që marrin pjesë në mënyrë demokratike. Por ata të cilët bojkotojnë dhe kryejnë dhunë.Unë besoj që kryetarët e komunave duhet të jenë në zyrat e kryetarëve të komunave, s’ka nevojë për paralelizma. Cili është kuptimi që kemi ndërtesa publike për zyrtarë të shtetit nëse nuk shfrytëzohen”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat