Biznesmeni Burim Piraj ‘zbulon’ skenarin që do të ndodh me veriun

Aktuale

Biznesmeni Burim Piraj ‘zbulon’ skenarin që do të ndodh me veriun

Nga: N. Sh. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 11:33
Burim Piraj

Biznesmeni Burim Piraj, i cili është mjaft aktiv duke komentuar edhe zhvillimet politike në vend, ka publikur skenarët se si mund të ndodhin ngjarjet në veri.

Ai thotë se në zgjedhjet e reja në veri, serbët refuzojnë të dalin derisa të mos tërhiqen forcat policore të Kosovës nga atje.

Tutje Piraj shkruan se Kosova nuk i tërhek forcat nga atje, ndërsa kriminelët serbë do të fillojnë sikurse tani, duke shtuar se Serbia do të dërgon edhe më shumë kriminelë e policë serbë në veri.

Postimi i plotë:

Tani skenari është ky:

1. Zgjedhje të reja në veri

2. Serbet refuzojnë të dalin në zgjedhje derisa të mos tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu.

3. Forcat policore qeveria e Kosovën nuk i tërhek sepse janë në territorin e vetë.

4. Prapë kriminelët e fillojnë të vetën sikur tani, Serbia do të dërgon policë dhe kriminelë edhe më shumë.

Serbët nuk ndalen pa traktoriadë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat