Situata në veri të Kosovës, Kreshnik Spahiu: Amerikanët nuk të tolerojnë!

Aktuale

Situata në veri të Kosovës, Kreshnik Spahiu: Amerikanët nuk të tolerojnë!

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 13:19
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Ai tha se amerikanët nuk e toleronin dot refuzimin e kryeministrit Albin Kurtit.

Më tej analisti thotë se SHBA nuk toleron këtë sitatë që po ndodh në veri të Kosovës.

“SHBA pro Kurtit dhe pro qeverisë deri në momentin që ndodhi incidenti. Ishin realizuar zgjedhje në mënyrë të njëanshme. SHBA njohu legjetimitetin e zgjedhjeve të Kurtit dhe të Kosovës, nuk mbajtën krahun e Serbisë. Në refuzim të plotë të Këshillës dhe sugjerimi t amerikan, Albin Kurti veproi në kokën e tij dhe amerikanët nuk mund ta toleronin. E drejta në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të prevalojë në raport të drejtë me përfitimet. Nëse ti ushtron një të drejtë sovraniteti ndaj atij që të ruan dhe garanton sovranitet. Dëmet dhe pasojat që vijnë nga ky ushtrim i së drejtës nën arsyetimin e sovranitetit, shkojnë si pasoja për Kosovën”- tha ai.

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Kosovës, pavarësisht dallimeve.

Ai ka thënë se është Serbia ajo që duhet të sanksionohet meqë “po e financon milicinë fashiste në pjesën veriore të vendit tim”.

“Ata që flasin për sanksione ndoshta duhet të mendojnë më gjerë apo më thellë. Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse dhe po e financon këtë milici fashiste në pjesën veriore të vendit tim, ndaj ndoshta duhet të (marrin) sanksione”, ka thënë Kurti në një intervistë për Financial Times.

Ai i ka deklaruar se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin amerikan në Kosovë.

“E pranoj se sa i përket veprimeve të marra kemi pasur një dallim të vogël, por sinqerisht nuk e ndjej se asnjë lloj sanksioni (për) Kosovën… është masa e duhur”, ka thënë ai.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se është i gatshëm të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç me ndërmjetësimin e Brukselit.

Ai gjithashtu ka përshëndetur vendosjen e më shumë trupave të NATO-s në Kosovë, duke thënë se “unë kam bërë thirrje për më shumë ushtarë të NATO-s që nga viti i kaluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat