Vjen thirrja e Kurtit për shtensionim të situatës në veri të Kosovës: Ka nevojë për zgjedhje të lira

Aktuale

Vjen thirrja e Kurtit për shtensionim të situatës në veri të Kosovës: Ka nevojë për zgjedhje të lira

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:27 Përditësuar në ora: 14:36 më 03.06.2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurtii

Kurti: Kryetarë të rinj mund të ketë veç pas zgjedhjeve – adresa për trysni është Beogradi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja në veri të vendit mund të ketë kryetarë të rinj dhe se sipas tij, ndërtesat e komunave atje janë asete të Kosovës.

Kurti tha se sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë dhe se nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar, teksa shtoi se të gjitha komunitetet duhet të çlirohen prej elementeve me ideologji ekstremiste.

“Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”.

“Prandaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj, e nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”, tha Kurti.

Më tej, i pari i qveerisë tha se adresa për trysni në mënyrë që të arrihet normalizimi është Beogradi e jo Prishtina.

“Gjithcka është duke shkuar drejt normalizimit dhe kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt po të mos ishin obstruksionet e Beogradit”.

“Për tu bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina që është kryeqyteti i shtetit më demokratik e policinë më profesionale në Ballkan, por është Beogradi i cili duke mos u distancuar nga krimet e Millosheviqit”, tha Kurti.

Kurti: Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, edhe sot ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Këtë deklaratë shefi i ekzekutivit, e bëri sot në fshatin Muhoc të Ferizajt, gjatë vendosjes së gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

“Situata në veri të Kosovës duhet të de eskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, tha ai.

Sipas tij, veriu i Kosovës, ka nevojë për zgjedhje të lira, por nevojitet paraprakisht sundim të ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat