Kurti: Kryetarë të rinj mund të ketë veç pas zgjedhjeve – adresa për trysni është Beogradi

Aktuale

Kurti: Kryetarë të rinj mund të ketë veç pas zgjedhjeve – adresa për trysni është Beogradi

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:37
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve të reja në veri të vendit mund të ketë kryetarë të rinj dhe se sipas tij, ndërtesat e komunave atje janë asete të Kosovës.

Kurti tha se sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë dhe se nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar, teksa shtoi se të gjitha komunitetet duhet të çlirohen prej elementeve me ideologji ekstremiste.

“Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”.

“Prandaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj, e nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”, tha Kurti.

Më tej, i pari i qveerisë tha se adresa për trysni në mënyrë që të arrihet normalizimi është Beogradi e jo Prishtina.

“Gjithcka është duke shkuar drejt normalizimit dhe kjo do të mund të bëhej edhe më shpejt po të mos ishin obstruksionet e Beogradit”.

“Për tu bërë normalizimi, adresa ku duhet të bëhet trysnia nuk është Prishtina që është kryeqyteti i shtetit më demokratik e policinë më profesionale në Ballkan, por është Beogradi i cili duke mos u distancuar nga krimet e Millosheviqit”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat