Zgjedhjet në veri, Lushtaku: Kurti u tall, nuk bëri interpelancë

Aktuale

Zgjedhjet në veri, Lushtaku: Kurti u tall, nuk bëri interpelancë

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 15:44
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha në një intervistë për Euronews Albania se ka ngritur dy pyetje në Kuvendin e Kosovës sa i takon tensioneve në veri dhe qasjes së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij jo vetëm që nuk ka marrë përgjigje për pyetjet e tij, por tallje në vend të interpelancës.

Lushtaku tregoi se njëra pyetje ishte se përse Kurti po pranonte zgjedhje të reja në veri dhe nuk pranoi të vendoste kryetarët në institucione të tjera, ndërsa pyetja tjetër ishte se përse marrëveshja e Ohrit nuk erdhi kurrë për miratim në Kuvend siç duhej, por ishte kryeministri i Kosovës ai që vendosi për gjithë deputetët.

“Ne e dimë shumë mirë rolin e SHBA-së në çlirimin e vendit, në shtetndërtimin, pavarësinë dhe anëtarësimin në çdo organizatë ndërkombëtare dhe e dimë shumë mirë që vetështetësia e Kosovës është e lidhur ngushtë me vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj ne kemi kërkuar që të kemi një koordinim që të rezultojë në një histori suksesi,” – u shpreh Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat