Zyrtari i Vetëvendosjes i përgjigjet Ramës: Shqipëria të përkrahë Kosovën, ne nuk mund t'i dorëzohemi bandave

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes i përgjigjet Ramës: Shqipëria të përkrahë Kosovën, ne nuk mund t'i dorëzohemi bandave

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 16:27
Edi Rama dhe Albin Kurti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka komentuar deklaratat e këtij të fundit për Kosovën.

Në një intervistë për mediat, ai theksoi se nëse Shqipëria është e shqiptarëve duhet të jetë gjithmonë me Kosovën.

Referuar Ramës, ai theksoi se i duket e paarsyeshme që të dorëzohemi para bandave.

“Mendoj se Shqipëria nëse është e shqiptarëve duhet të jetë  gjithmonë me Kosovën, nëse është me dikë tjetër atëherë mban qëndrime tjera. Shqipëria duhet të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosvës. Policia e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës nuk kanë sulmuar askënd. Më duket e paarsyeshme që të dorëzohemi para bandave”- theksoi ai.

Pak orë pasi mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi, ku u pa edhe duke diskutuar ‘kokë më kokë’me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçic, kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij për tensionet në Veriun e Kosovës.

I pyetur nga BBC News mbi sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it nga protestuesit dhe rindezjen e konfliktit, Rama u step  të vishte me përgjegjësi si Presidentin serb dhe theksoi se Kurti gaboi.

Vuçiç sipas tij është përgjegjës për situatën e krijuar, pasi detyroi serbët të braktisnin institucionet lokale duke krijuar vakumin që shty Kosovën të zhvillonte zgjedhjet e 23 prillit për të ruajtur rendin demokratik.

Ndërsa, për Ramën, Albin Kurtin i fryu zjarrit me këmbënguljen që tregoi duke futuru në zyra nën shoqërimin e Policisë Speciale 4 kryekomunarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat