Hoxhaj: Kërkesa që OSBE-ja të organizojë zgjedhjet në veri kthim prapa për Kosovën

Aktuale

Hoxhaj: Kërkesa që OSBE-ja të organizojë zgjedhjet në veri kthim prapa për Kosovën

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 18:33
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën.

Hoxhaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se “në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në Veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ)”.

“Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës.

Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat