Eurodeputetët Bilçik dhe Nemec: JA rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve në Kosovë

Aktuale

Eurodeputetët Bilçik dhe Nemec: JA rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve në Kosovë

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 11:30
Vladimir Bilçik dhe Matjazh Nemec

Deputetët e Parlamentit Evropian Vladimir Bilçik dhe Matjazh Nemec gjatë vizitës në Serbi kanë thënë se dialogu paqësor është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet në Kosovë.

Dy eurodeputetët thanë në Beograd se Bashkimi Evropian i ka dërguar porosi Kosovës rreth tensioneve të fundit në veri.

“BE-ja tani është e bashkuar politikisht dhe po i dërgon një mesazh shumë të qartë Prishtinës se lojtarët në rajon do të përballen me pasoja negative nëse dhuna nuk ndalet dhe dialogu të vazhdojë për të gjitha çështjet, përfshirë Asociacionin”, thanë ata.

Javën e kaluar, Bilçik dhe Nemec realizuan një vizitë dyditore në Beograd, gjatë së cilës u takuan me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat