Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin – Qeveria e Kosovës jep detajet e takimit

Aktuale

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin – Qeveria e Kosovës jep detajet e takimit

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 21:03 Përditësuar në ora: 00:00 më 06.06.2023
Foto nga takimi

Qeveria del me njoftim për takimin me Escobarin dhe Lajçakun, Kurti i shtroi këto kërkesa

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin e këtij të fundit me përfaqësuesin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogu Kosovë – Serbi, Mirolav Lajçak.

Siç raporton zyra e kryeministrit në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për de-eskalim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit. 

“Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Ëashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, citohet Kurti..

Më pas, Kurti ka thënë se vetëm sundimi i ligjit i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira.

”Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”.

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatë. 

Lajçak: Legaliteti s’do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçka, pas takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se është në interes të Kosovës dhe të të gjithëve që në veri të ketë kryetarë komunash që kanë edhe ligjshmëri edhe përfaqësim, pasi sipas tij, legaliteti nuk do të thotë përfaqësim dhe ky, sipas tij, është problemi me të cilin po përballet vendi tani.

“Legaliteti nuk do të thotë përfaqësim dhe ky është problemi që po e kemi për momentin dhe prandaj është në interes të Kosovës dhe të të gjithëve që të kemi kryetarë komunash që kanë edhe ligjshmëri edhe përfaqësim”, ka thënë Lajçak para gazetarëve.

Ai foli edhe për pasojat e përmendura për Kosovën në lidhje situatën në veri. Sipas tij, këto pasoja janë përmendur në një dokument i përpiluar nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe është mjaft serioz dhe me peshë, derisa nuk dha ndonjë detaj.

“Nuk kam përmendur pasojat, ishte e përmendur në deklaratën e BE 27, është dokument i përpiluar nga 27 shtetet anëtare, pra një dokument me të vërtetë serioz dhe me peshë dhe mund të ju them që shtetet anëtare janë duke pritur që ne të shkojmë dhe t’u raportojmë atyre, nuk do të jap asnjë spekulim”, ka shtuar ai.

​Emisarët pas takimit me Kurtin: Të dëgjohen kërkesat tona

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, i kanë paraqitur kryeministrit Albin Kurti propozimin me tri elemente. I pari është deeskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.

Pas takimit që patën mbrëmjen e së hënës, të dy emisarët thanë se faktori ndërkombëtar është unik në këto kërkesa dhe shpresojnë se do të dëgjojnë.

I dërguari i BE-së, Lajçak, deklaroi se ky është vetëm fillimi i misionit të tyre në Prishtinë dhe Beograd ndërsa i pyetur nëse ka pajtueshmëri për zgjedhje të reja, ai tha se nuk ka ende një marrëveshje.

Ai tha se diskutimi ishte i hapur i gjatë, i sinqertë, dhe i vështirë por që u shfrytëzua për të shkëmbyer idetë.

Lajçak: Kemi paraqitur propozimin me 3 elementë

“Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t'u marrë me menaxhimin e krizës, në vend të normalizimit të marrëdhënieve. Ky nuk është një lajm i mirë dhe ne jemi këtu në emër të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me kolegun dhe mikun tim Gabriel, për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes së situatës në veri dhe kemi paraqitur propozime në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmbajnë 3 elementë. I pari është deeskalimi i situatës në terren, i dyti, zgjedhje të shpejta, të reja në veri dhe i treti kthimi në dialog në proces normalizimi. Ne patëm një diskutim të gjatë, të sinqertë, të vështirë me kryeministrin për këto pika, dhe kjo është aq sa mund të them deri tani sepse misioni ynë sapo ka nisur dhe nesër do të kemi një ditë të plotë takimesh dhe më pas do të vazhdojmë të punojmë”, deklaroi Lajçak.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, deklaroi se çdo vend mik i Kosovës sot ka të njëjtën kërkesë siç ia kishin parashtruar ata kryeministrit Kurti.

Escobar: Shpresoj se kërkesa jonë do të dëgjohet

“Nuk kam parë kaq shumë unitet në komunitetin transatlantik, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO dhe pothuajse çdo mik tjetër i Kosovës ka bërë të njëjtën kërkesë identike, kështu që shpresoj se kërkesa jonë do të dëgjohet”, deklaroi Escobar.

Lajçak deklaroi se në veri duhen kryetarë të cilët kanë legjitimitet.

Lajçak: Ligjshmëria nuk do të thotë legjitimitet

“Ekziston një çështje që ligjshmëria nuk do të thotë përfaqësim dhe legjitimitet, dhe pikërisht ky është problemi që po e kemi në veri dhe prandaj është në interes të Kosovës, dhe të gjithëve, që të kemi kryetarë komunash që kanë ligjshmërinë e plotë legjitime, por gjithashtu legjitimitetin dhe përfaqësimin”, tha Lajçak.

Escobar deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë mbështetësi më i madh për Kosovën prandaj kërkojnë nga autoritetet që të dëgjojnë kërkesat e tyre.

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën

“E vetmja gjë që mund të them është se erdha këtu si një përkrahës i madh i Kosovës. Duam më të mirën për Kosovën. Ne dëshirojmë që Kosova të arrijë të gjitha aspiratat e saj. Ne jemi mbështetësi më i madh i sigurisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit tuaj territorial. Gjithçka që kërkoj është që të dëgjohemi, kërkesa jonë të dëgjohet”, tha Escobar.

Të dy emisarët do të qëndrojnë edhe nesër (e martë) në Kosovë, ku fillimisht në mëngjes do të takojnë presidenten Vjosa Osmani ndërsa gjatë ditës edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Escobar: Nuk ka votim të detyrueshëm, respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, pas takimit me Kurtin, foli edhe për zgjedhjet, duke thënë se respektojnë autoritetin e Qeverisë së Kosovës.

Ai gjithashtu tha se nuk ka votim të detyrueshëm dhe se respektojnë strukturën kushtetuese të Kosovës.

“Sa i përketë zgjedhjeve, ne e respektojmë autoritetin e Qeverisë së Kosovës, respektojmë strukturën kushtetuese të Kosovës dhe nuk ka votim të detyrueshëm në këtë shtet. Por, një gjë është e qartë, pra që duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe harmonia mes grupeve etnike, prandaj ne po mendojmë që të gjejmë një rrugë përpara”, u shpreh tutje ai.

Escobar foli edhe për ushtrimin “Defender”, duke thënë vetëm se duan që Kosova të arrijë çdo aspiratë të saj.

“Sa i përketë operacionit Defender mund t’iu them kështu, unë jam një mbështetës i madh i Kosovës, duam më të mirë për Kosovën, dua që Kosova të arrijë çdo aspiratë të vetën, jemi mbështetës të sigurisë, të pavarësisë, të sovranitetit, të integritetit territorial të Kosovës, krejt çka duam është unitet”, u shpreh tutje ai.

Takim i vështirë, Lajçak: Patëm tri kërkesa për Kurtin për shtensionim të veriut

I dërguari special i BE për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se bashkë me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ia paraqitën tri kërkesa për shtensionim të situatës në veri të vendit kryeministrit Albin Kurti në takimin e sotëm.

Lajçaku potencoi se ishte një takim i vështirë me Kurtin, derisa shtoi se kërkesat përfshinin shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe kthim në dialogun me Serbinë.

“Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t’u marrë me menaxhimin e krizave në vend të shkeljes së normalizimit që është një lajm tjetër i mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për situatën në veri. Kemi paraqitur propozime, tre elemente: de-përshkallëzimi i situatës në terren, zgjedhje të reja të shpejta në veri dhe kthim në dialogun e normalizimit.

Në një diskutim sinqerisht të vështirë me kryeministrin, kjo është e gjitha që mund të themi”, u shpreh Lajçaku.

Escobar pas takimit me Kurtin: Shpresoj se do dëgjohemi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, u shpreh se ShBA, BE dhe NATO dhe sipas tij, pothuajse të gjithë miqtë e Kosovës, e kanë të njëjtën kërkesë për qetësimin e situatës në veri.

Lidhur me kërkesat, ai shpreson që të dëgjohen nga autoritetet e Kosovës.

”Nëse mund të them një gjë, nuk kam parë kaq shumë të bashkuar në komunitetin transatlantik”.

”Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO dhe pothuajse çdo mik tjetër i Kosovës ka bërë të njëjtën kërkesë identike”.

”Pra, shpresoj se do të dëgjohemi”, tha ai.

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ai dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i kishin tri kërkesa gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin: qetësimin e situatës në terren në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në Dialog.

Takimi ishte paralajmëruar të niste në orën 20:00, mirëpo nisi më shumë se 30 minuta më vonë.

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd, më 5 dhe 6 qershor.

Një ditë më parë, Escobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.

“Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative”.

Escobar ka thënë se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, kanë hasur në rezistencë.

“Nuk ka pasur nevojë që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale. Ato janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ, për të kryer shërbime bazike komunale”.

Në mesin e kërkesave të përmendura për Qeverinë e Kosovës ka qenë që kryetarët e rinj shqiptarë të mos shkojnë në ndërtesat komunale, dhe që të tërhiqen forcat e Policisë së Kosovës nga ato ndërtesa.

Më 30 maj, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se si pasojë e moskoordinimit të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në, për veprimet në veri, Prishtina është përjashtuar nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të aleatëve të NATO-s në rajonin e Ballkanit, Defender Europe 2023.

I pyetur se çfarë kërkon aktualisht SHBA-ja nga Kurti, Escobar ka thënë se kryeministrit të Kosovës i janë dhënë shumë porosi.

“Ne e kemi porositur atë që t’i tërheqë kryetarët nga ndërtesat komunale, që t’i largojë zyrtarët policorë nga ndërtesat, dhe që më pas, me urgjencë, të nisin diskutimet për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të BE-së, i kanë nisur negociatat për normalizim të marrëdhënieve, më 2011.

Palët i kanë nënshkruar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Kurti njofton Lajçakun e Escobarin për emërimin e Pantoviqit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti,në takimin e sontëm  i ka njoftuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për vendimin e kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci, për të emëruar nënkryetare të Komunës, Slagjana Pantoviqin.

Kjo dëgjohet në pamjet e fillimit të takimit, të cilat i ka dërguar Kryeministria.

Ndryshe Slagjana Pantoviq është emëruar nënkryetare e komunës së Zveçanit. Vendimi është nënshkruar nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Pantoviq ishte kandidatja e vetme serbe që garoi në zgjedhjet e 23 prillit. Ajo garoi si e pavarur.

Takimi i Kurtit me dy diplomatët pritet të zgjasë dy orë, zëdhënësi i qeverisë jep detaje

Takimi i kryeministrit Albin Kurti me dy diplomatët e lartë të ShBA-së e BE-së, Gabriel Escobarin e Miroslav Lajçak do të zgjasë rreth dy orë.

Ka njoftuar për Kanal10, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.

Ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të takimit do të ketë edhe deklarime për media.

Një ditë më parë, i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin PerëndimorEscobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.

Nis takimi i Kurtit me Escobarin e Lajçakun

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në ndërtesën e qeverisë për tu takuar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atë të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Kurti arriti me vonesë 30 minuta në takimin e paraparë sipas agjendes për shkak të pjesëmarrjes së tij në ceremonin e ndarjes së medaljeve për ekipin fitues të Prishtinës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat