Molliqaj: Krasniqi e Abdixhiku janë “kryetarë të Kurtit”

Aktuale

Molliqaj: Krasniqi e Abdixhiku janë “kryetarë të Kurtit”

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 22:09
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar opozitën për qasjen e tyre ndaj kryeministrit, Albin Kurtit.

Sipas Molliqajt, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku “janë kryetarë të Albin Kurtit”, ai në T7 e ka shpjeguar se “ata nuk i ka emëruar Kurti”, por janë zgjedhur kryetarë me kriterët e elektoratit të Albin Kurtit.

“Në momentin që janë zgjedhur Memli dhe Lumiri kryetarë të dy partive, kam thënë se këta janë kryetarët e  Albin Kurti, sepse këta janë zgjedhur si rezultat i kritereve që i ka vendosur elektorati i Albin Kurtit. Ata po thonë se nuk duhet me rrëzu Albin Kurtin le ta sheh popullin, e populli nuk e sheh, madje mundet me i nis me i pëlqy”, ka thënë Molliqaj, teksa ka shtuar se ka respekt për Abdixhkun dhe Krasniqin si njerëz.

Më tutje, Molliqaj ka thënë se “shërbimi i opozitës ndaj Kurtit” nuk vjen për shkak të “dashurisë ndaj tij”, por shton se janë shkaqe si “frika”, “shantazhi”, etj.

”Opozita parlamentare për shkak se herë ndihet e shantazhune e herë po kalkulon. Për shembull kur takon përfaqësues ndërkombëtar e quajnë opozitën si kalkulative. Ata nuk po munden me dobësu Kurtin sepse për shkak se janë duke i shërby Kurtit, jo pse e dojnë Kurtin – por herë i tuten, herë janë të shantazhun e herë janë në hegjemoninë e tij”, ka deklaruar Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat