VOA/ Escobar dhe Lajçak: Ulje tensionesh, zgjedhje të reja në veri të Kosovës dhe kthim në tryezën e bisedimeve

Aktuale

VOA/ Escobar dhe Lajçak: Ulje tensionesh, zgjedhje të reja në veri të Kosovës dhe kthim në tryezën e bisedimeve

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 23:19
Foto nga takimi

Pas më shumë se dy orë diskutimesh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan Gabriel Escobar shfaqën shpresën për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Zoti Lajçak tha se në takim u paraqitën propozimet me tri elente: “i pari shtensionimi i situatës në terren, i dyti, zgjedhjet e reja sa më parë në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”.

Zoti Lajçak i cilësoi të gjata, të hapura dhe të vështira diskutimet me kryeministrin Albin Kurti për këto propozime.

I dërguari amerikan tha se nuk ka parë kurrë me parë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik.

“Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe cdo mik i Kosovës i ka bërë të njëjtat kërkesa. Shpresoj se do të dëgjohemi”, tha zoti Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat