Ish-ambasador i Kosovës në Mal të Zi, tregon arsyen e vizitës së Lajçakut e Escobarit në Kosovë

Aktuale

Ish-ambasador i Kosovës në Mal të Zi, tregon arsyen e vizitës së Lajçakut e Escobarit në Kosovë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 07:11
Ylber Hysa

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, për të gjetur rrugëdaljen nga situata e krijuar javën e kaluar.

Ylber Hysa, ish-ambasador i Kosovës në Mal të Zi, tha se Evropa e Amerika janë në Prishtinë për të takuar kryeministrin Kurti, për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë që ka ardhur si pasojë e zgjedhjeve në veri të vendit e që kryeministri i ka konsideruar si legjitime,  ndërsa popullata atje nuk i njeh si të tillë.

“Kryeministri i Kosovës ka vendosur të shkojë me hapa, që KFOR-i e QUINT-i i ka cilësuar si hapa  unilateral, duke krijuar një situatë ku,  të dy përfaqësuesit, ai i BE-së dhe i SHBA-së, po përpiqen ta nxjerrin këtë situatë nga kriza”, deklaroi Hysa, dhe shtoi se “takimi i sotëm vije në një periudhë që cilësohet si më e rënda, që nga viti ‘99, në kuptimin që pala kosovare qortohet, konsiderohet si fajtore për krizën e krijuar, duke krijuar një situatë atipike.”

Hysaj më tej shtoi se eskalimi i gjendjes tani po na faturohet se jemi fajtor nga ana e ndërkombëtarëve, derisa ai rikujtoi gjendjen e tanishme me atë të viti 2004, e që, sipas tij, Kosova nuk ka pasur institucionet e veta, prandaj, sqaroi ai, ka shpejtuar disa gjëra në proces.

“Takimi i dyshes Escobar Lajçak m kryeministrin Kurti së pari flet shumë,sepse ky proces mund të debllokohet pikërisht nga kryeministri Kurti, që është adresa e parë e takimit, që do me thanë se problemi është krijuar nga ai, derisa dikur takimet e tilla kanë filluar në Beograd, që është mesazh i qartë diplomatik”, deklaroi Hysa.

Tutje, Hysa shtoi se ky vit i sivjetmë është i karakterizuar me bashkim situatash e një konstelacion i krijuar edhe për shkak të ngjarjeve  në Ukrainë dhe dëshirohet që kundruall nga ky aspekt gjeopolitik të pamundësohet keqpërdorimi  i  Ballkanit çfarëdo lloj fronti që do t’i ndihmonte Rusisë.

Ai, mes tjerash, sqaroi se po bëhet përpjekje për ta parë Ballkanin të rreshtuar kah Perëndimi, prandaj, vazhdoi më tutje ai, ekziston një investim i madh edhe kohor sepse në vitin e ardhshëm do të jenë zgjedhjet presidenciale.

Më tej Hysa përmendi faktin se rëndësia e zgjidhjes së situatës bëhet e qartë kur shohim se janë angazhuar një sërë diplomatësh që kanë memorie historike, që kanë përvojë në këtë drejtim, të cilët, sipas Hysajt, pala kosovare duhet shfrytëzojë në të mirë tonën.

“Vërtetë është humbje historike, nëse humbet ky shans, nëse nuk përmbyllet ky proces përbrenda këtij konstelacioni”, shtoi ish-ambasadori Hysa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat