Qalaj: Kryetarët e PDK-së u morën nga Policia dhe u dërguan nëpër zyre pa e ditur se ku po shkojnë

Aktuale

Qalaj: Kryetarët e PDK-së u morën nga Policia dhe u dërguan nëpër zyre pa e ditur se ku po shkojnë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 07:28
Rashit Qalaj

Dy kryetarët e PDK-së në veri, Ilir Peci e Izmir Zeqiri u morën nga Policia e Kosovës dhe u dërguan nëpër zyrat e tyre në kuvendet komunale pa e ditur se ku po shkojnë.

Ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj duke folur për dy kryetarët e Zveçanit e Zubin Potokut.

Ai ka theksuar se njësoj është vepruar edhe me kryetarin e ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili ndodhet ende brenda ndërtesës së komunës.
Për këto veprime ai ka fajësuar kryeministrin Kurti që sipas tij, duke pasur kontroll nëpër çdo dikaster po bënë gabime sikurse tani me veriun.

“Nuk dua të mendoj që kryeministri i vendit të bëj diçka me qëllim. Më shumë është një padije e tij. Mos të harrojmë që VV-ja për herë të parë po qeverisë me vendin, dhe kryeministri Kurti nuk ka persona të aftë më ministritë që ai drejton. Dhe kur mundohet që t’i kontrollojë të gjithë, normale që bënë këso lloj gabime.”, tha Qalaj.

Ai ka thënë se nëse s’do të kishte ndërhyrje nga ushtarët e KFOR-it në përleshjen e protestuesve me Policinë në Zveçan, do të mund të kishim trazira edhe më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat