Davenport takohet me Lajçakun: OSBE-ja do ta ndihmojë KQZ-në për zgjedhjet në veri

Aktuale

Davenport takohet me Lajçakun: OSBE-ja do ta ndihmojë KQZ-në për zgjedhjet në veri

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 10:22
Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se është takuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Davenporti thotë se me Lajçakun biseduan për rëndësinë e progresit në dialog, teksa theksoi se OSBE do ofrojë mbështetje për mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore.

Me Miroslav Lajçakun sot theksuam rëndësinë e progresit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore”, shkroi Davenport.

“OSBE do të mbështesë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat