Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit

Aktuale

Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:39
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani.

Ai ka deklaruar se Kurti- Osmani janë duke e dërguar Kosovën drejt izolimit.

“Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve.

Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat