Krasniqi: Emisarët erdhën në rolin e zjarrfikëseve, jo si diplomatë

Aktuale

Krasniqi: Emisarët erdhën në rolin e zjarrfikëseve, jo si diplomatë

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 18:33
Milazim Krasniqi

Përderisa në opinionin publik të vendit po shohim edhe ‘’gozhdimin’’ e emisarëve që Kosovës po ia kërkojnë hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit, rolin e tyre e sheh tërësisht ndryshe profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se emisarët kanë ardhur në rolin e zjarrfikësit, për të  qetësuar situatën e cila kërcënon edhe që të shëndrrohet në një konflikt të armatosur,.

‘’Ardhjet e këtyre emisarëve duken sikur të jenë në rolin e zjarrfikëseve dhe jo në rolin e diplomatëve që vijnë për të shtruar një proces politik. Pra ata kanë ardhur për të de-eskaluar situatën e cila kërcënon një konflikt të armatosur në territorin e Kosovës dhe kjo tregon urgjencën me të cilën duhet ti qasen problemit palët e përfshira në këtë rast Qeveria e Kosovës dhe Serbisë.’’, ka deklaruar Krasniqi.

Ai në bazë të deklaratave të Escobarit, ka vlerësuar se ShBA-ja nuk ka ndonjë problem me Kosovën, por me kryeministrin e saj, Kurtin.

‘’Se a është kuptuar roli i tyre zjarrfikës, mbetët që të shihet. Ajo që tash për tash dihet është se kritikat, presionet janë shtuar shumë në adresë të kryeministrit Kurti. Escobar i ka thënë se ka bërë një ndarje mes tij dhe Kosovës duke theksuar se ata nuk kanë problem me Kosovën dhe se do mbetën të interesuar e mbrojtës së saj, por që kanë problem dhe sfida me kryeministrin Kurti.’’, deklaroi Krasniqi, i cili është edhe njohës i çështjeve politike, madje duhet theksuar edhe angazhimi i tij si njëri nga themeluesit e partisë së parë politike në Kosovë, LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat