Po krijohet sistem rregullativ, Kuvendi miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave

Aktuale

Po krijohet sistem rregullativ, Kuvendi miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave.

Reklama

Vitia, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar deputetët që kanë përkrahur këtë ligj.

Kuvendi sapo miratoi në lexim të parë Projektligjin për çmimet e barnave. Falenderoj pa masë të gjithë deputetët që e përkrahën këtë nismë jetike për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Vitia.

Ndryshe në mars të këtij viti, kur Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë Projektligj, Vitia kishte thënë se herë të parë në vendin tonë po krijojmë një sistem rregullativ për çmimin e barnave.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë miratuam Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale.

Pres nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që ta trajtojë e miratojë sa më parë që është e mundshme.

Kësilloj qytetarët tanë, me hyrjen në fuqi të ligjit, do të jenë të mbrojtur nga çmimet abuzuese, të papërballueshme e të paunifikuara të barnave anekënd vendin tonë. Ndërsa shpenzimet për furnizimin me barna nga buxheti i shtetit më të përballueshme dhe më të kontrolluara”, kishte shkruar ministri Vitia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat