Grenell: Njerëzit në Kosovë të përgatiten për pasoja të rënda, nëse Kurti i refuzon kërkesat amerikane

Aktuale

Grenell: Njerëzit në Kosovë të përgatiten për pasoja të rënda, nëse Kurti i refuzon kërkesat amerikane

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 20:52
Richard Grenell

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse kryeministri Albin Kurti nuk i zbaton kërkesat perëndimore.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka shkruar se me refuzimin e këtyre kërkesave nga Kurti, njerëzit në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda.

“Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë.

Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është e bukur”, thuhet në postimin e Grenell.

Kujtojmë se emisari amerikan, Gabriel Escobar, i ka dhënë dy ditë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të pajtohet me kërkesat e SHBA-së dhe BE-së për situatën në veri, meqë të premten ai dhe emisari Lajçak do t’u raportojnë eprorëve të tyre nëse ka sukses ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat