Deputeti i VV-së: Në asnjë moment nuk jemi duke mendu për zgjedhje

Aktuale

Deputeti i VV-së: Në asnjë moment nuk jemi duke mendu për zgjedhje

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 00:07
Enver Dugolli

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka deklaruar se subjekti politik të cilit ai i takon, Lëvizja Vetëvendosje, në asnjë moment nuk janë duke menduar për zgjedhje të reja.

Këto komente Dugolli i bëri duke iu referuar deklaratave të deputetit të AAK-së, Bekë Berisha i cili pas debatit me deputetin e VV-së në mbledhjen e komisionit, tha se Dugolli do ta ketë vështirë zgjedhjen për edhe një mandate pasi sipas tij, zgjedhjet e reja në vend janë afër.

Teksa në anën tjetër Dugolli tha se pretendimet e opozitës për zgjedhje nuk qëndrojnë.

“Më së pari ato zgjedhje që ai po i parashikojka nuk duken kërkund dhe askush nuk është duke punuar për zgjedhje, për shkak se ne jemi në gjysmë të mandatit dhe më së paku apo fare mendojmë për zgjedhje në këtë moment për shkak se kemi obligime kemi detyrime. Po ata le ta mendojnë po nëse ata e mendojnë do të thotë që ata po mendojnë diqka që të bëjnë situate të tilla për zgjedhje por jo ne jo mazhoranca sepse ne jemi i kemi radhët e konsulidume, i kemi projektligjet, e kemi agjendën qeveritare që duhet me shty përpara dhe në asnjë formë, në asnjë moment nuk jemi duke mendu për zgjedhje. Nuk e di edhe kah i merr ato argumente”, tha Dugolli.

Ndryshe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar kryetarin e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, se ka kërcënuar verbalisht deputetin e kësaj partie, Enver Dugolli.

Ky i fundit, tha se në Komision kryetari Berisha ndezi cigaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat