Kraki “shpërthen” ndaj Escobar e Lajçakut: S’janë Amerika e Evropa, Kosova nuk është as Sudan, e as Libi që me i vendos sanksione

Aktuale

Kraki “shpërthen” ndaj Escobar e Lajçakut: S’janë Amerika e Evropa, Kosova nuk është as Sudan, e as Libi që me i vendos sanksione

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 10:10
Njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki

Njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki ka reaguar pas lajmeve për sanksione të mundshme ndaj Kosovës, duke thënë se Kosova nuk është Sudan e as Libi.

Kraki në një postim në Facebook shkruan se Kosova është për zgjedhje te reja në veri dhe qasja e Albinit është më pro-amerikane në afat të gjatë sesa qasja e Escobarit i cili është në kërkim të një suksesi personal momental.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Gabriel Escobar nuk është Amerika. Kërkesat e kërcënimet e tij nuk janë amerikane por serbe.

Kosova është për zgjedhje te reja në veri dhe qasja e Albinit është më pro-amerikane në afat të gjatë sesa qasja e Escobarit i cili është në kërkim të një suksesi personal momental. Nuk është më koha kur rrëzohen e emërohen qeveri demokratike në zemër të Evropës. Nuk është Kosova Sudan as Libi. Vjen si kauboj i Teksasit duke abuzu me fuqinë e Amerikës dhe me miqësinë që ne kemi me të.

Miroslav Lajçak nuk është Evropa. Kurrë s’ka qenë. Si ministër i jashtëm i Sllovakisë ne atë kohe, ky është pozicionua kundër Evropës e kundër Amerikës duke e kundërshtua me zell e me bindje pavarësinë e Kosovës. Kurrë, ne asnjë moment ky person nuk ka shfaq asnjë fije respekti ndaj Kosovës apo pranimi qofte edhe simbolik te shtetit tone. Misioni i tij është evitimi i konfliktit, jo gjetja e zgjidhjeve afatgjata.

E kërcënimi i vetëm për konflikt në Ballkan është Serbia, jo Kosova. Serbia e ka në Kushtetutë Kosovën. A e ka përmend këtë gjë Escobari apo Lajçaku? Joooo! Atëherë, thënë qafen se Kosova është në shpinë e vet dhe asnjë pretendim s’e ka mbi Serbinë apo tokën e saj. Është kollaj me arrit sukses diplomatik në këtë mënyrë, duke e kërcënua e poshtërua viktimën, te dobëtin. Tani çoni lapolte « Albini po na pengon, duhet mi dënu Kosovën se s’po pranon dhunim publik ».

Misionarë mercenarë!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat