Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës reagon pas deklaratave të Ramës: “Agjentët” e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje

Aktuale

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës reagon pas deklaratave të Ramës: “Agjentët” e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:53
Meliza Haradinaj

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar sot pas lajmeve për sanksione ndaj Albin Kurtit dhe lajmit se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez një version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj në një postim në Twitter shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.

“Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!”, shkruan Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat