A rrezikon veriu i Kosovës të kthehet nën protektorat ndërkombëtar? Flet Kabashi-Ramaj

Aktuale

A rrezikon veriu i Kosovës të kthehet nën protektorat ndërkombëtar? Flet Kabashi-Ramaj

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 17:54
Besa Kabashi-Ramaj

Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë pas trazirave në veri, marrja nën kontroll të asaj pjese dhe kthimi në pikën zero sa i përket integrimit të serbëve në institucione, janë disa faktorë që sipas Besa Kabashi-Ramaj, po paraqesin rrezik të krijojnë një realiteti të ri politik.

Koordinatorja e Departamentit për Mbrotje dhe Siguri në PDK, këtë e arsyetoi edhe me marrjen nën mbrojtje e Policisë së Kosovës nga ushtarët e KFOR-it.

“S’po du tëspekuloj në forma ogur-zeza për të ardhmën. Mirëpo, është kthim mbrapa fakti që, progresi në aspektin e integrimit të serbëve të Kosovës është kthyer mbrapa. Në momentin që forcat e NATO-s duhet me i mbrojtë qytetarët dhe Policinë e Kosovës, ti publikisht po dëshmon që s’je i aftë me shtri rendin dhe ligjin atje”,  potencoi Kabashi-Ramaj.

Po të ishte zgjidhje e lehtë çështja e veriut të Kosovës sipas saj, qeveritë e kaluara do të ishin të parat që do e zgjidhnin atë pjesë problematike të vendit.

“Është banale me ripërsërit një fjali të tillë. Të gjithë dojmë me shtri sovranitetin në veri, e me i luftu bandat kriminale. Por, të gjithë gjithashtu me mendje të shëndosh e dimë që në veri të Mitrovicës situata nuk është sikurse në pjesët tjera, është më e ndjeshme për shkak të ndikimit të qeverisë Serbe. Po të kishte zgjidhje të lehtë qeveritë e kaluara e kishin ngrit flamurin të parët dhe e kishin përfundu këtë situatë e tash i kishin marrë dekoratat për zgjedhjen e situatës.”, deklaroi tutje Kabashi-Ramaj 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat