Tahiri-Beqa: Në qoftë se Kosovës i vihen sanksione, dyfish më shumë duhet t’i vihen edhe Serbisë

Aktuale

Tahiri-Beqa: Në qoftë se Kosovës i vihen sanksione, dyfish më shumë duhet t’i vihen edhe Serbisë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 18:39
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Analistja Arta Tahiri-Beqa vlerëson se Kosovës, e në veçanti kryeministrit Albin Kurti, nuk do t’i vihen sanksione nga ndërkombëtarët, pas situatës së krijuar në veri.

Tahiri-Beqa thotë se nëse ndodh kjo, do duhej që sanksionet të fillonin edhe ndaj Serbisë.

“Në qoftë se këto do ndodhin (sanksionet), sigurisht që janë tepër të dëmshme dhe përpos që nuk do ketë funksionalizim të asnjë lider politik i Kosovës, por edhe po qe ‘non-grata’ Kurti në këtë rast, mendoj se nuk do i vynte veprimtaria e tij nëse një gjë e tillë do ndodh. Unë besoj që nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë. Sepse gjithë ky proces nuk është asnjë gjë e dëmshme ose e jashtëligjshme për t’u cenuar. Por nëse ndodh, unë mendoj që atëherë duhet filluar sanksionet edhe ndaj Serbisë”, deklaroi ajo.

Siç thotë ajo, “në qoftë se Kosovës do i vihen sanksione të tilla, atëherë dyfish më shumë duhet t’i vihen edhe Serbisë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat