Ramabaja: Rama është pozicionuar pro Serbisë – po i kthehet idesë së ndarjes së Kosovës

Aktuale

Ramabaja: Rama është pozicionuar pro Serbisë – po i kthehet idesë së ndarjes së Kosovës

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 19:03
Sadri Ramabaja

Opinionisti Sadri Ramabaja ka folur në lidhje me draft-statutin e Asociacionit, të përpiluar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ai tha se me ketë Rama është pozicionuar në anën e Serbisë, teksa shtoi se i beson atij që për draft-statutin s’është konsultuar me Qeverinë e Kosovës.

“Problemi është tek mënyra se si është plasuar ai draft-statut, pra pa konsultim me palën kosovare. Unë konsideroj se ky veprim i Edi Ramës është në shpërputhje me interesat nacionale. Në momentin më kritik, ai pozicionohet pro Serbisë dhe kjo e dëmton keq raportin mes dy republikave tona”, tha Ramabaja.

Tutje, ai tha se Rama po do t’i kthehet idesë së ndarjes së Kosovës por tash me një format tjetër.

“Ai po i kthehet pas sa vitesh idesë së ndarjes së Kosovës me një format tjetër, që nënkupton një ndarje të butë të Kosovës përmes një statuti për të cilin ne nuk e dimë se a është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, tha Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat