Asnjë polic nuk refuzoi të shkojë në veri

Aktuale

Asnjë polic nuk refuzoi të shkojë në veri

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 08:17

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri, ka thënë se pjesa e veriut është një plagë e hapur që nga pas lufta dhe gjithmonë Policia atje ka qenë e rrezikuara.

Por përkundër kësaj ai theksoi se pavarësisht rrezikut në atë pjesë të vendit asnjë zyrtarë policorë nuk ka hezituar që të shkojë, kjo sipas tij, tregon vullneti që kanë ata për ta mbrojtur vendin.

“Rrezikshmëri është permanente sepse ata intervenojnë në çdo rast, normale që edhe në situata të tilla. Në pjesën e veriut është një plagë e hapur që nga pas lufta dhe çdo herë veprimet atje edhe prezenca e policisë kanë qenë më të rrezikuar për shkak se në atë pjesë siç e dimë kemi veprime të njerëzve ilegal, të bandave të ndryshme kriminale, e që nga këto normal që rreziku është më i madh. Edhe tani kur po veprojmë, ne i kemi parë që aty janë sulmuar Policia, janë djegë vetura janë dëmtuar vetura të policisë. Madje edhe vetë lëndimi i pjesëtarë të KFOR-it, që ishte 30 tregon se sa ekstreme dhe sa janë të rrezikuar Policia në pjesën veriore të vendit”, tha ai.

Sa i përket punës dhe gatishmërisë dhe vullnetit të secilit pjesëtarë të policisë, pavarësisht kushteve të tjera dhe mirëqenies, ata janë duke e kryer punë me një vetë motivim jashtëzakonisht të lartë. Nuk kemi pasur asnjë rast që të hezitoj të shkojë në atë pjesë, do të thotë vullneti për ta mbrojtur vendin nga Policia po them në secilin veç e veç është jashtëzakonisht në nivel të lartë. Prandaj edhe kjo është ajo arsyeja që edhe qeveri duhet t’i ketë parasysh sfidat e Policisë të Kosovës e që të bëjë përmirësim e mirëqenies së tyre”, tha ai.

Sipas tij, zyrtarët policor janë duke u përballuar me rrezikshmëri të lartë në pjesën veriore të vendit dhe mosekzekutimi i shtesave të rrezikshmërisë është i padrejtë dhe se ka rritur pakënaqësitë, duke quar në 40 dorëheqje vullnetare, kjo edhe për shkaqe të tjera.

 "Sa për informim diku prej formimit të policisë e deri me tani kemi mbi 2 200 dorëheqje vullnetare, ndërsa këtë vit deri më tani kemi 40 dorëheqje vullnetare, që është një sinjal shumë i keq. Nëse vërtet vazhdohet kështu do të mbesim pa profesionistë. Sipas kërkesave të pjesëtarëve të Policisë dhe pakënaqësive të tyre do të fillojmë edhe me hapa sindikal”-përfundoi ai.

Ai sqaron se janë bërë katër muaj për zyrtarët policorë nuk është ekzekutuar shtesa e rrezikshmërisë. Zeqiri tha se arsyetimi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave, ka qenë se ende nuk i kanë bërë përllogaritjet e shtesave, që ai pohon se është arsyetim i papranueshëm./EO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat