Grupi punues i KiE-së sot mban takim me grupin punues të Kosovës

Aktuale

Grupi punues i KiE-së sot mban takim me grupin punues të Kosovës

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 09:05
Qeveria e Kosovës

Sot në objektin e Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillohet takimi ndërmjet Grupit punues të KiE-së me grupin punues të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, ministria e Punëve të Jashtme.

Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, nesër mbahet takimi I përbashkët I Grupit Punues në mes të përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli I Evropës”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur takimi do të hapet nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Claus Neukrich nga Këshilli i Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat